Dhimbje e mall sot në 23 vjetorin e rënies!
Vitet janë shndërruar në shifra të cilat në asnjë mënyrë nuk po arrijnë të zbehin dhimbjen e mallin për më të çmuarin tonë, Arianit Berisha, të vrarë nga dora gjakatare e armikut!
Sot, në 23 vjetorin e vrasjes, kujtojmë urtësinë, madhështinë e trimërinë që karakterizonin më të dashurin tonë. Ai, së bashku me shokët, Uranin dhe Venetin e axhen Nezir, ranë për të mos vdekur kurrë.
Niti, kujtimi për ty do të mbetet përjetësisht i freskët në mesin tonë! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, bir e Vëlla!
Të kujtojnë, prindërit, Ilazi e Sadija, motrat Arbërorja e Ardhmëria, vëllau Arbëri dhe e gjithë familja!