Sot u bënë 6 vite pa nënën, bashkëshorten dhe të dashurën tonë Haven.
Edhe sot në përvjetorin e 6-të të vdekjes tënde çdo kujtim për ty është I freskët, nuk po vyshken!
Të tilla do të mbesin gjithmonë!
Koha përpos që nuk po e shëron plagën për ty, përkundrazi, ajo çdo ditë po e rrit mallin, dhembjen dhe dashurinë për ty.
Do jesh përgjithmonë në zemrat tona.
Shpirti yt i bardhë pushoftë I qetë në parajsë.
Të përkujtojnë gjithmonë me mall në zemër: Djemtë Florianiti dhe Pleurati, bashkëshorti Alia, vjehrra Tusha, kunati Fatmiri me bashkëshorten Manushin, djemtë dhe vajzën Gresën dhe Kunata Rukmoni me familje.