Sot e 24 vite, një yll në qiell ndriçon çdo natë, por sot e 24 vite dielli nuk i ngrohë shpirtrat tonë.
Nuk ka shkronjë që mund të shkruajmë sa kemi mall për ty.
Vitet që kalojnë kurrë nuk do ta shuajnë dhimbjen, kujtimin dhe dashurinë për ty Djali e Vëllai jonë!
Hija jote na përcjell në çdo hap, buzëqeshja jote na rrinë gjithmonë para syve tonë.
Edhe pse nuk jemi bashkë, ti je pjesë e jetës tonë dhe do të jetosh gjithmonë në zemrat tona. Na ke lënë zbrazëtirë të madhe që nuk mund ta zëvendësojmë me asgjë.
Të përkujtojnë: Babai Dauti, nëna Hysa, vëllezërit Avnia e Diamanti, motrat Liria, Hava e Raza, kunatat Meli e Agnesa me fëmijët Arsenin, Ersa, Arvinin dhe Adielin nga Drenoci i Deçanit.