2 vite pa ty motër e dashur
Erdhi përsëri dita që ta shkruajmë kujtimin për ty motër e dashur. Nga mendja dhe zemra nuk na hiqesh në asnjë moment motër.
Ahh.. sa e papërballueshme është dhimbja kur nuk je me ne. Kurbeti është shumë i vështirë sepse jeton larg njerëzve të tu më të dashur, që të mungojnë çdo ditë e mendjen e ke vetëm te ata.
Edhe për mua ishte e njëjta gjë, të jetoja larg familjes e veçanërisht larg teje motër, pasi të kisha vetëm ty!
Ishte gjithçka për mua, motër, vëlla, nënë baba.
Të desha e më deshe aq shumë. Por ja që edhe ti më ike e shkove në botën e amshueshme
Ende s`po mund të pajtohem që nuk jeton më. Pa ty çdo gjë është e shkretë,
Dy vite shkuan pa ty e malli po më shtohet çdo ditë. Të dua motër dhe do të të dua gjithmonë.
Me zemër dhe shpirt të përkujton motra jote Nushe Qela me familje.