Vitet që kalojnë kurrë nuk do ta shuajnë dhimbjen, kujtimin, dashurinë dhe respektin për Ty.
15 vite kaluan dhe ne ende nuk pajtohemi që ti shkove nga kjo botë! ikja juaj në moshë kaq të re (18 vjeç) dhe papritur na erdhi si një goditje e rëndë me të cilën ende nuk po mund të pajtohemi.
Vdekja jote e hershme mbeti plagë në zemrat tona. Shpresojmë motër që do të takohemi në parajsë dhe do të bashkohemi përgjithmonë.
Të përkujtojnë nëna Emine, vëllezërit Milaimi me bashkëshorten Shqiponjën dhe Mentori me bashkëshorten Juliana, motra Fatlumja, axhallarët Azemi, Ibrahimi, Agimi, Sahiti, Kemajli dhe hallat Mevludja, Sylbija, Ajnishahi e Halidja nga Zaskoku i Ferizajt.