Të gjithat na mësove, por jo si të jetojmë pa ty. Sot u mbushën plot 10 vite pa më të dashurin Babën tonë.
Ishe dhe ke mbetur nderi dhe krenaria e familjes tonë. Veprat tua dhe bujaria jote lanë shumë mbresa në rrethin e gjithë familjes.
Jemi përjetësisht krenarë dhe falënderues te i madhi Zot që të patëm ty.
Ngrohtësia e zemrës sate nuk përshkruhet me asgjë, andaj janë të pakta fjalët që përshkruajnë Jetën dhe veprat tua që i le pas.
Të përkujtojnë me mall dhe plot krenari: Bashkëshortja, Djemtë, Vajzat, Rejat, Nipat dhe Mbesat.
Në veçanti Dema i vogël që e mban Emrin tënd me plot krenari.