Sot më 27 nëntor 2022, u bënë 25 vite nga vdekja e më të dashurës sonë:
Minire (Salihu) Xhokli
Vdekja të mori shumë herët, duke na lënë me plagën e mungesës tënde, e cila nuk do shuhet kurrë.
Nënë, ne jetojmë akoma me kujtimet e shumta dhe të bukura që i le.
Çdo ditë i kujtojmë fjalët e tua, këshillat dhe dashurinë tënde prindërore që e pate ndaj nesh.
Na mungon dashuria, afërsia dhe ngrohtësia jote. Edhe pse nuk jemi bashke, ti nëna jonë, je pjesë e jetës tonë dhe do të mbajmë gjithmonë në zemrat tona.
Lutemi që shpirti yt i bardhë, të jetë duke pushuar në lulet më të bukura të parajsës.
Kujtimi, malli dhe dashuria për ty, nuk do te shuhen kurrë!
Me shumë mall dhe dashuri të përkujtojnë Vajzat: Iliriana, Besiana, Margarita, Mjellma, Rina dhe Agronita, si dhe nipërit: Pellazgu, Ylli, Melosi, Loriku dhe Ari nga Austria.