Sot u bë një Vit që Shpirti yt i bardhë iku në Parajsë, i ndriçuar nga drita e mirësisë që e pate në zemër e shpirt gjithë Jetën tënde, për mbarë farefisin Nëna dhe Gjyshja jonë.
Koha që kalon kurrë nuk do ta shuaj dhimbjen, kujtimin, dashurinë dhe respektin për Ty.
Çdo ditë i kujtojmë fjalët e tua, këshillat dhe dashurinë tënde prindërore që e pate ndaj nesh.
Na mungon dashuria, afërsia dhe ngrohtësia jote. Edhe pse nuk jemi bashke, ti nëna jonë, je pjesë e jetës tonë dhe do të mbajmë gjithmonë në zemrat tona.
Lutemi që shpirti yt i bardhë, të jetë duke pushuar në lulet më të bukura të parajsës.
Kujtimi, malli dhe dashuria për ty, nuk do të shuhen kurrë!
Me shumë mall dhe dashuri të përkujtojnë:
Vajza Sabrija, mbesat dhe Nipat.