Fjala e dasht'nia,
Rrugën T'a dëftoi,
Në supet e njoma,
Krih t'fortë ndërtoi!
Kah Hylli i t'vërtetës,
Gjithnji shkove,
Këtij parimi,
Besnike i qëndrove!
Zjarri n'zemër,
Nuk T'u fik kurr,
Për vendin e babës,
Për Tokë, për Flamur!
E lehtë si ishe,
Ashtu fluturove,
Atje ku shpirti,
Gjen prehjen prore!
Sa herë e shoh,
Nji rreze Diell,
Më duket këtë Tokë,
Ti e përkdhelë!
familja Nura