Sot 18 vite na le me zemër të thyer dhe ike në amshim.
Vështirë qenka të shkruash përkujtimin për ty.
Nënë, ne jetojmë ende me kujtimet e shumta dhe të bukura që i le.
Çdo ditë i kujtojmë fjalët e tua, këshillat dhe dashurinë tënde prindërore që e pate ndaj nesh.
Na mungon dashuria, afërsia dhe ngrohtësia jote.
Edhe pse nuk jemi bashke, ti nëna jonë, je pjesë e jetës tonë dhe do të mbajmë gjithmonë në zemrat tona.
Kujtimi për ty do të jetë pjesë e jetës tonë përgjithmonë.
Me mall dhe dhembje të përkujtojnë gjithmonë djemtë Azemi, Ibrahimi, Agimi, Sahiti e Kemajli, vajzat Sylbija, Ajnishahi e Halitja dhe motrat, nipat, mbesat e rejat nga Zaskoku i Ferizajt.