Kaloi edhe një vit tjetër pa ty e shtrenjta jonë. Edhe një vit e kaluam të shoqëruar nga dhimbja e mërzia. Nuk po arrijmë kurrsesi të mësohemi me mungesën tënde fizike, sepse në shpirt, në mendje e në zemër të kemi vazhdimisht.
Në çdo përvjetor që vjen malli e dhimbja na shtohen, por dashuria për ty na mban ende gjallë.
Ti na bëje gjithmonë krenarë, kujtimet me ty Mimozë janë gjëja më e vlefshme që e kemi në jetë.
Ike në amshim, kështu deshi vet zoti, Mimozë jona lule pranvere, në zemrat tona jeton përherë.
Me mall e shumë dashuri të përkujtojnë: Prindërit, motra dhe vëllezërit.