Shpresa Mazrekaj

Perkujtime

E diel, 10 nëntor 2024

Shpresa Mazrekaj

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 19:39
Shpresa Mazrekaj

Erdhi edhe ky përvjetor i hidhur! Erdhi përsëri dita që ne të shkruajmë për mungesën tënde, të cilën e ndjejmë në çdo çast.

Vdekja të mori në lule të rinisë, duke na i lënë pas vetëm kujtimet e bukura që i kishim me ty, bija dhe motra jonë e dashur, Shpresa.

Ti shkëlqeje si një rreze dielli në jetën tonë, andaj pranverat nuk ishin më kurrë njësoj prej se ti ike nga kjo botë.

Ti fluturove me engjëjt në një ditë të bukur vere, si për të na treguar se gjërat e bukura zgjasin shkurt e kujtimet mbesin të pashlyeshme.

Ti Shpresa, që ishe krenaria dhe gëzimi i familjes, do të mbetesh e paharruar në mendjet e zemrat tona.

Me shumë mall e dashuri, të përkujtojnë baba Ibrahimi, nëna Vasfija, vëllezërit Xhevdeti, Xhaviti e Xhevati dhe motrat Shqipja e Shkëndija.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat