Rexhep (Rrustem) Sallahu

Perkujtime

E martë, 19 nëntor 2024

Rexhep (Rrustem) Sallahu

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 00:01
Rexhep (Rrustem) Sallahu

Babi sot isha tek ti, të fola aq shumë, më erdhi loti në sy, u ula pran teje, dheun ta mora në dorë, ju drejtova Zotit me dhimbje pse Babin ma ka marrë. Të fola aq shumë, sa zemra filloi të vajtojë, pse s’munda sot të të përqafoj. Babi pse s’më fole, pse lotin s’ma fshive, pse si dikur kur ishe me mua, s’ma ndale dhimbjen.

Babi sot të pyta pse ike prej kësaj bote, loti më pikoi me duar të koka jote. Po më mungon shum Bab, e për ty kam mall. Po më mungon ajo kohë kur veç me fjalë çdo dhimbje ma ke ndalë.

Po më mungon dhe buzëqeshja, ëmbëlsia jote që m’ka fal dikur Lumturinë më të madhe të kësaj bote.

Me mall e lot në sy dhe zemër të thyer të përkujtojnë: Djali i vetëm Ruhani me bashkëshorten Xhevrinë, me fëmijet, vajzat: Lumturije, Hidajete, Hyrije, djemtë: Gëzimi i vogël si dhe Zijadini, motrat: Xhevrija, Mihrija, Bahtija, Halidja, Ruzhdia, Selvija.

E përkujtojnë familja Sallahu nga Kirchbergi, Berlini si dhe nga Prishtina.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat