Bajaram Prapashtica – Fana

Perkujtime

E enjte, 05 dhjetor 2024

Bajaram Prapashtica – Fana

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 00:02
Bajaram Prapashtica – Fana

Përkujtim nga familjarët lidhur me 30 vjetorin e vdekjes së Bajaram Prapashtica – Fana, i njohur për opinionin shqiptar.

Ka lindur me datën 25.05.1938, në qytetin e Elbasanit të Shqipërisë, dhe me datën 31.08.1993, ka vdekur pas një sëmundje të rëndë që kishte.

Familja Prapashtica, kujton me mall, bashkëshortin, prindin dhe patriotin kombëtar si dhe ideologun e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bajram Prapashtica-Fana, kishte lindur në qytetin e Elbasanit, në Shqipëri. Për shkak të represionit, ndjekjes, presekutimit të familjes Prapashtica respektivisht Ejup Prapashtica –Fana, babai Bajram Prapashtica-Fana, u detyruar ne vitin 1934, të largohet ne Shqipëri për shkak të rrethanave të krijuara të asaj kohe.

Pas vitit 1941, të njëjtit kthehen në Kosovë, për të vazhduar jetën, aktivitetin për të drejtat dhe lirinë e popullit te Kosovës.

Bajram Prapashtica-Fana, duke qenë i frymëzuar nga prindi i tij, kishte vazhduar rrugën e tij duke punuar për shtetformimin e Kosovës.

Në vitin 1968 një vit i rëndësishëm për Kosovën, ai ishte një ndër protagonistët kryesor për ngritjen e simboleve kombëtare për herë të parë gjatë kohës së regjimit të dikurshëm.

Në vitin 1990, kishte hapur mullirin e Grurit, në fshatin Prapashticë ku kishte ndihmuar popullatën me nevoja ushqimore, por që më vonë ky mulli ishte bërë pikë startegjike e takimeve të ashtuquajtura “ilegale” të asaj kohe me personat që kishin një qëllim, çlirimin e Kosovës nga okupatori, si dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Bajram Parapashtica-Fana, ishte një ndër financuesit e ilegales sipas kërkesave të domosdoshme të asaj kohe, ku i njëjti siguronte veshmbathjet, ushqimin dhe furnizimin me armatim.

Në mullirin e Bajram Prapashtica-Fana, ishin mbajtur shumëherë takime të rëndësishme për kauzën shqiptare me personalite të shquara të trevave shqiptare.

Me theks të veçantë, kujtojmë takimin dhe mbajtjen e kuvendit nga trevat shqiptare për themlimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mullirin e tij në fshatin Prapashticë më datën 02.02.1991.

Andaj familja Prapashtica e kujton me krenari që kishin një prind të tillë që jetën e tij, përveç familjes, pjesën më të çmuar të rinisë e deri në fund i’a kushtoi atdheut.

Me dashuri dhe respekt e përkujtojnë familjarët respektivisht, bashkëshortja Nafije Prapashtica, djali Fatmir Prpashtica, vajzat dhe nipi Arbër Prapashtica, më të dashurin e tyre dhe patriotin kombëtar Bajram Parapashtica-Fana.

Image
Bajaram Prapashtica – Fana
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat