Veç nji Valë që ka fuqi
E nuk lodhet, nuk përton,
Ia del, shkambin me e brejt,
T'artë ranën e miklon.
Ju ban vend për me shpëtue,
Atyne që frigë nuk kanë,
që as tërbimi i Neptunit,
jo atyne, gja s'u ban.
Deshtën’ujt’m’e ta trubllue,
E kotë ke, kjo punë o Valë!
Gjith’ llomin, gjith’ lig’shtinë
Me nji t’pshtyme i nxjerre jasht!
T'bekuem ishin ata që Valën,
Mik e patën në këtë dhé!
Qe si sillet rrota e Fatit,
Kur n’rrugë t’mbarë lind shoqni e re!
Gjinden shokët me njeni tjetrin,
Me i vështru veç duhet ne,
M'sim ma t'mirë s’mund t’jep njeri,
Faqe-bardhë me dal n'kët Dhé!
familja Nura