Fatmushe (Maksutaj) Mavraj

Perkujtime

E martë, 26 nëntor 2024

Fatmushe (Maksutaj) Mavraj

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 00:01
Fatmushe (Maksutaj) Mavraj

E bukura Mami ime, sa e bukur ishe! Me ata dy sy të mrekullueshëm, të zinjë si nata, por të pastër si hëna e bardhë, me fytyrën që unë e adhuroja gjithë jetën, sa doja të të ngjaja ty, të kopjoja në detajet më të imta, të isha si Ti, e mirë si Ti.

Kaloi edhe një vit tjetër pa ty e shtrenjta jonë.

Në çdo përvjetor që vjen, malli e dhimbja na shtohen, por dashuria për ty na mban ende gjallë.

Mungesa jote është zbrazëti që nuk plotësohet kurrë, është pjesë e jetës sonë.

Të kujtojmë me Mall dhe do të të duam gjithmonë, na mungon sa nuk përshkruhet me Fjalë🕊️ 🤍

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat