Sa larg, por
Prap afër m'duket se je!
Fjala e Fryma jote,
Ka mbetë te ne!
Eja,
veç njiherë,
Me e pa Vendin, ku djepin,
Me dashni ta përkundën
E lapsin me përkushtim e mbajte n'dorë.
Eja,
veç njiherë,
Me e pa dhimbjen e Tij!
Telat e Shpirtit Tand t'bardhë,
Dhimbshëm kanë me kndue,
Zemra dysh ka me T'u da.
Eja,
Me shoqe, me shokë,
Këtij vendi me i dhanë Shpresë,
Për at' Besë,
T'part' që lidhë e kanë!
Eja,
E thuj' Plakut që rrjedhë:
-Mirë ka me u ba,
O Plak, që s'plakesh kurrë!
familja Nura