Maxhun (Zeqa) Milushi

Perkujtime

E diel, 10 nëntor 2024

Maxhun (Zeqa) Milushi

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 00:02
Maxhun (Zeqa) Milushi

Sot u bënë 1 vit pa Ty Babi. Të rënda qenkan ditët kur mungon prania jote. Është e vështirë të shkruajmë për Ty Babi, por më e vështirë qenka të jetojmë pa Ty. Baba i dashur, ty të karakterizonte fisnikëria, sinqeriteti, besnikëria, përkushtimi në punë dhe vyrtyte të tjera që të përcjellën gjatë gjithë jetës. Puna, aftësia dhe nderi bënë që çdoherë të mbetesh si shembull se si të punohet. Aq sa është e madhe dhimbja që nuk të kemi fizikisht, po aq e madhe është dashuria e krenaria për ty.

Dritë pastë shpirti yt i bardhë, pusho i qetë në parajsë.

Do të të kujtojnë përherë me mall:

Bashkëshortja Bora, Djali Safeti, Vajzat Sultanja, Kumrija, Florija, Nipat e Mbesat e mbarë Familja Milushi

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat