Të pabesë e lajkatarë,
silleshin vërdallë,
me din në gojë e helm në zemër,
s'patën as s'ju ka mbetë – emën!
Sikur era qi luen me barin,
koha vjen e shkon;
t'shitunit, t'shituem mbesin,
Emni I Mirë Rrnon!
Sa herë n'derë, trokit Prendvera,
zana bjeshkëve vallëzon;
Ylli Frymën qi ta dha,
Mali i Shejtë e feston!
familja