Kreshnik (Brahim) Rama

Perkujtime

E mërkurë, 30 tetor 2024

Kreshnik (Brahim) Rama

Më: 22 prill 2024 Në ora: 00:01
Kreshnik Rama

Koha që po kalon me shpejtësi të madhe neve nuk po arrin ta tretë dhimbjen, që na e ka shkaktuar mungesa jote.

Zemra e ka të vështirë që ta pranojë realitetin kur bëhet fjalë për humbjen tende, i biri yn i vetem.

Ike në moshë të re, por vepra jote mbeti përherë e gjallë mes nesh.

Madhështia, mirësia dhe vlera e figurës tënde shkon përtej mbinjerëzores.

Ishe, je dhe do të mbetesh përgjithmonë i paharruar për ne.

Babai Brahim M. Rama, edhe e ëma Nushe Rama.

--------------------------------------------------

Një yll në qiell,

sa bukur po shkëlqen,

Hënë e bukur po na fal pakëz diell,

Ky dielli i kalter diçka po na tregon,

Se ka një Zot që në parajsë të mbron.

Jetuam për TY NIK,

sepse për ty kujtimet na mbajn,

Je gjithmonë në ëndrrat tona, Sado deshirë të kishim,

që edhe një herë të thonim: "Të duam, Nik!"

Të kujtojmë me mall të pashuar: Motra Arjeta me Bashkëshortin Avni Kastrati, fëmijët: Alisa, Adnani dhe Aurela.

---------------------

Sa her që shkruajmë për ty është e rëndë,e dhimbshme dhe e papërballueshme, lotët përzihen me shkronja, zemra qanë e shpirti copëtohet. Derisa shkruajmë dhe se sdi te nalem, na shfaqesh fytyra e jote Kreshnik i dashur, vëllai im i vetëm,

Pranvera nuk duhet të vijë kurrë për neve se na kujton humbjen tënde, na drithëron mungesa jote, na kujton dhimbjete.

Çdo ditë e re pa ty është vdekje për ne, malli po na mbyt ngadalë.

Të kujtojnë me mall: Motra Arbureta me Bashkëshortin Bajram Demaj, fëmijët: Ermira, Alma, Etjola dhe Doriani.

-----------------------

Kreshnik, vëllai i motrës, Vitet nuk kalohjn dot dhe ne po pres të zgjohem nga ky ankth i tmerrshëm. Ajo ditë ka qenë dita më e vështirë për familjen tonë.

Na le me zemër të thyer e shpirt të vrarë dhe ike pa na then lamtumiren e lundit.

Ike kaq herët nga kjo jetë të cilën e doje kaq shumë.

Ke qenë dhe do të mbetesh dashuria ime me e madhe, pika ime me e dobët.

Kreshnik vetem ta dish, une e shikoj qiellin dhe te them ne heshtje: që motra jote kurr nuk të të harron!

Me mall: Motra Argita me Bashkëshortin Sami Boletini, Fëmijët: Erindi dhe Erisi.

--------------

Kaloi edhe një vit pa ty Kreshnik yn i dashur!

Edhe këtë vit në Pril te ftoft dhe i shoqëruar me thirrjen e lot për të kujtojmë se sa krenari që te patem.

Mungesa jote është zbrazëti që nuk plotësohet kurrë, ndërsa kujtimi dhe malli do të jenë pjesë e jetës sonë.

Loti nuk ndalen dot edhe pse e dimë që vdekja nuk ka kthim.

Të përkujtojnë me shumë mall: Motra Arnita me bashkëshortin Gazmend Kadrija, Mbesa Adea, Nipat Ledioni, Nolani dhe Dilani.

--------------

Kresh, vëllai im i dashur. Në çdo vit e kam shumë vështirë të shkruaj përkujtimin për ty.

Si gjdo vita qe nga 2007, përherë lotët më tradhtojnë e shkronjat nuk thonë dot atë që zemra ma ndjen.

Dhimbja dhe mungesa qe une kam per ry nuk shprehet me fjalë e as me lot, ajo është thellë në shpirtit tim, dhe une dua qe aty te mbetet!

e lus zotin qe vetem edhe nje te takoj dhe te them: tu me manques mon petit frère!

Në pikëllim: Motra Aferdita me Bashkëshortin Afrim Ibraimi dhe Nipi Rajani dhe mbesën Emmy

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat