Nënë, kaloi një vit që je larguar nga kjo botë, ndërsa kujtimet e bukura dhe të panumërta që na lidhin me Ty frymëzojnë tutje mëndjet tona.
Pranvera e parë lulëzoi pa Ty duke ndjejrë thellë në zemrat tona mungesën e buzëqeshjes tënde, zërit tënd, fjalëve tua, ngrohtësisë dhe urtësisë tënde. Nëna jonë, shpirti yt i bardhë, i ndershëm, bujar, fisnik dhe i bekuar me një karakter që akoma pasqyron forcë dhe sinqeritet, s’mund dot të zëvendësohet.
Shëmbëlltyra yte do jetë udhërrëfyesja më sublime e rrugëtimit të jetës sonë. Na bën të ndjehemi të pasur, për sa kohë që shpirti yt është me ne.
Nëna jonë, Hyrzeme, emri yt mbetet thellë i ngulitur në zemrat dhe mëndjet tona.
Dërgojmë dashurinë tonë shpirtit tënd të çiltër! Pusho në parajse, aty ku e ke vendin, të deshtëm, të duam dhe do të duam përgjithmonë, Ardiani dhe Edmondi.