Mark Bardhec Shala

Perkujtime

E diel, 17 nëntor 2024

Mark Bardhec Shala

Më: 31 maj 2024 Në ora: 00:00
Mark Bardhec Shala

Si asht e mundshme të kalojnë 10 vite po varra jonë hala asht e njëjtë sikur ditën se ti ike..

31 maiji 2014 asht si tatoo me gjak në zemrat tona kurrë nuk do të harrohet ajo ditë..

Si asht e mundshme të kalojnë vitet e të jetojmë na pa ty mar Vëlla. Po Fjala që thuhet: Njeri ma i fort se guri ish e saktë..

Si mund të jetojnë Baba e Nana pa dritën e syve pa Djalin e vet. Si mujnë Motrat me jetua pa shtyllën e tyne! Po Zoti po të provojke me gjithçka! Kaluan ditët, javët, muajt, vitet pa ty!

Po kurrë nuk mundëm me u mu pajtua me ikjen tende. Përjetuam kohë të vështira, të mira , të lumtura, të mërzitshme, por ti gjithmonë je kanë në mesin tonë. Përqafimet, Fjalët, Buzëqeshja jote na mungon fort!

Këtë zbrazëtinë që e ki lan, kurrë nuk mbushet askush nuk mund të zëvendësojë atë Pjesë të shpirtit se e more me veti..

Të kishte qjelli Kohë vizite unë isha e para që do vija me të përqafuar shumë!!

Me Mall të Përkujtojnë Babi Bardheci, Mama Maria , Motrat Linda, Gabi e Tina.

Pushofsh ne Paqe Vllavi jem!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat