Bardhyl (Nebi) Ajeti

Perkujtime

E hënë, 23 dhjetor 2024

Bardhyl (Nebi) Ajeti

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 00:02
Bardhyl Ajeti

Kaloi edhe një vit pa ty koleg i dashur, Bardhyli ynë!

Edhe këtë vit të shoqëruar me thirrjen e dëshpëruar për drejtësi, të kujtojmë me krenari për atë që ishe.

Edhe këtë vit ne kërkojmë që drejtësia të vihet në vend, se nuk qetësohemi derisa ata që ta morën jetën t’i shohim prapa grilave.

Ike i ri nga kjo botë, por vepra që le pas ishte udhërrëfyese e pandashme e rrugëtimit tonë si gazetarë.

Lavdi paç gjithë jetën, Bardhyl, ti sinonim i fjalës së lirë dhe simbol i demokracisë!

Të përkujtojnë me mall dhe respekt kolegët dhe i gjithë stafi i gazetës “Bota sot”!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat