Do të vdisja për të vërtetën
sa herë të jetë nevoja,
kështu m' edukoi nëna,
Kështu m' deshi Kosova
Për gazetarët e rinj,
do të mbetesh frymëzim,
e vërteta duhet t' thuhet
edhe nën kërcënim.
Deri në frymën e fundit,
do të kërkojmë DREJTËSI.
Do ta gjejmë dorasin,
që të vrau Ty.
Bardhyli ynë i dashur,
krenaria jonë,
Derisa të vijmë tek ti ,
çdo ditë do të lotojmë
Me shpirtin e vrarë, me zemër të rënduar, me kujtim të përhershëm: Vëllai Fitimi, nipat Rinori, Nebiu e Rrezoni dhe kunata Sadetja.