Ismail Bozhdaraj

Perkujtime

E premte, 06 dhjetor 2024

Ismail Bozhdaraj

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 00:01
Ismail Bozhdaraj

Një vit pa ty, Bashkëshort

Një vit pa ty, Baba

Një vit pa ty, Vëlla

Një vit pa ty, Gjysh

Kaloi një Vit që kur u largove nga kjo botë dhe dhimbja është po aq e fortë sa në atë ditë. Shumë i ri na shkove, duke lënë pas një boshllëk që nuk mund të mbushet kurrë. Ti ishe njeriu që të gjithë e shikonim si shembull – një shtyllë e fortë për të gjithë ne. Mbështetje në çdo aspekt të jetës, në çdo mënyrë që dikush kishte nevojë.

Ishe njeriu që nuk refuzoje askënd, gjithmonë ishe aty për të ndihmuar. Me zemrën tënde të madhe dhe shpirtin e fortë, ishe shtylla e kësaj shtëpie dhe një dritë udhëzuese për të gjithë ata që të njohën.

Na mungon buzëqeshja jote, fjalët e urta dhe këshillat që gjithmonë na jepje me gjithë zemër.

Sot, të kujtojmë me mall të pashuar bashkëshortja: Shkurta,vajzat Miroleta dhe Mimoza me Ilirin dhe fëmijët Arianiti, Arioni dhe Ariana.

Gjithashtu, të kujton me dashuri dhe mall të thellë motra Sofia me fëmijët Armendin,Uken,Albertin,Aniten. vëllai Besimi me Nicolen me fëmijët Alishen,Chiaren,Tamaren.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat