Ismail Bozhdaraj

Perkujtime

E shtunë, 23 nëntor 2024

Ismail Bozhdaraj

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 00:00
Ismail Bozhdaraj

Edhe sot pas gjithë kësaj kohe, nuk mund ta pranoj që ti nuk je më. Nuk dua ta pranoj këtë realitet, por dua të të them se ti jeton gjithmonë në shpirtin tim. Që kur të takova, më solle dritë në jetën time me buzëqeshjen, qetësinë dhe fisnikërinë tënde.

Ishe një burrë i pashoq, bujar dhe me një zemër të madhe. Më bëre të ndihem gjithmonë e dashur dhe e mbrojtur. Nuk kërkoja asgjë më shumë, vetëm të të kisha pranë. Edhe pse ke ikur, ti mbetesh përherë i gjallë në zemrën dhe kujtimet tona.

Tani ka kaluar një vit pa ty, dhe malli më ka mbërthyer. Çdo ditë vij te varri yt, me trëndafila të kuq, dhe dhimbja më copëton. Nuk e kisha menduar se vdekja do të vinte kaq shpejt për ty.

Jetuam së bashku për 43 vjet dhe gjithmonë do të jem krenare për ty. Me dashuri të përjetshme dhe mall të pashuar,

Bashkëshortja jote Shkurta

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat