Fatmushe Mavraj (Maksutaj)

Perkujtime

E shtunë, 28 dhjetor 2024

Fatmushe Mavraj (Maksutaj)

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 00:00

Kam filluar me ta harru zërin! A do ta besoje? Ndonjëherë më kujtohet buzëqeshja jote ose fjalët tua, por me frikëson fakti se kjo po ndodhë çdo ditë më pak. Ka net ku ëndërroj të kujtoj veç një copëz bisede me ty, e nuk ja dal. Ka ditë kur njerëzit më flasin e unë, edhe pse jam pranë nuk jam aty.

Mendimet më fluturojnë tek hera e fundit që ta kam dëgjuar zërin tënd, herë më duket se ka ndodhë dje, aq të freskët e kam dhimbjen, e herë të tjera më duket se kanë kaluar shekuj, kaq të madh e kam mallin.

Kujtesa më është bërë shok i keq, më ka tradhtuar shumë herë.

E unë përsëri i lutem zotit që të m'i kthej para syve ato pak fragmente të fytyrës tënde që i ka dërguar diku larg. Fotografitë nuk flasin, e unë çdo ditë më shumë kam nevojë për fjalë. Nuk këshillojnë, nuk përqafojnë, nuk më presin kur unë vij. Fotografitë heshtin e unë ndihem e vogël... e vogël si atëherë kur vija tek ti pas çdo ankthi të natës që kaloja..

Nënë u bënë 13 vite prej herës së fundit që t' kam dëgjuar zërin dhe parë fytyrën tënde, Malli m' ka marr për ty.

Pa ty nuk do të jem kurrë më e njëjtë siç isha. As nuk përpiqem më. E kam mësuar: Janë disa plasaritje në shpirt që nuk shlyhen nga koha.

E në secilën pjesë të shpirtit kam mall për ty 😢Do të të Dua gjithmonë ❤️

Me shumë mall edhe dhimbje të përkujton Çika jote Jehona 🥺

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat