I dashur Baba,
Sot u bënë dy vite që kur u ndave nga ne. Me fjalë nuk mund ta shprehim dhimbjen për ty, jetojmë me mall dhe dashuri që nuk na largohet kurrë.
Të kemi përherë në mendje dhe në shpirt, e kujtojmë gjithmonë zërin tënd me ato fjalët e urta, mësimet, përvojat, si dhe përkujdesjen dhe dashurinë që e ke nda me ne.
Ishe bashkëshort, baba dhe gjysh, me vyrtyte të larta njerëzore.
Prehu i qetë në botën e engjujve i dashuri ynë!
Të përkujtojnë gjithmonë me mall dhe dashuri. Bashkëshortja, vajzat, djemtë, nipat dhe mbesat.