Sot bëhen dy vite pa ty i dashur baba.
Koha që kaloi kurrë nuk do ta shuajë dhimbjen, kujtimin, dashurinë dhe respektin për ty.
Mungesa jote është zbrazëti që nuk plotësohet kurrë, por unë, biri yt po mundohem të bëhem i fortë për hir të kujtimeve të mira që na i le pas.
Të kujtojmë me mall unë, biri yt dhe nipi që nuk arrite ta mbash në prehërin tënd. I pavdekshëm për ne, pushofsh në paqe.