Sot u bënë 19 vjet pa ty. Sa shumë na ke munguar e na mungon.
Këto vjet vetëm ne e dimë mungesën tënde.
Por për ne je i pavdekshëm dhe ndihemi krenarë për ty dhe njeriun që ke qenë.
Ti jeton dhe do të jesh përgjithmonë në zemrat dhe në shpirtin tonë.
Të përkujtojnë bashkëshortja Mahije, djali Albioni, vajzat Alberina, Albina dhe Ardita, nipi Dionisi dhe mbesa Elia nga Zvicra dhe Peja.