Kryetari i Serbisë ka deklaruar se Serbia po vazhdon procesin e integrimit evropian dhe se pret mbështetjen e Francës në këtë rrugë.
"E dimë se çfarë duhet të bëjmë. Një çështje është e vështirë për ne, kurse të tjerat janë për të mirën tonë. Çështja e vështirë është Kosova, dhe tjetra është që pajtohemi për gjithçka, dhe kjo është sundimi i ligjit," tha Aleksandar Vuçiq.
Ai tha se pret që Serbia të hapë dy grupe të tëra gjatë negociatave me BE-në në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.
Shumë energji duhet të investohet për këtë, shtoi ai.
Franck Riester, ministri francez i Tregtisë së jashtme dhe promovimit ekonomik, me të cilin Vuçiq mbajti një konferencë shtypi sot, tha se do të konfirmjë qartë se presidenti francez Emanuel Macron mirëpret angazhimin e Serbisë për t'u bashkuar me metodologjinë e re të punës për pranim në BE.
"Ne gjithashtu mbështesim dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Kjo është një çështje të cilës presidenti Macron i kushton shumë rëndësi dhe për të cilën ai është shumë i interesuar. Çështja e vaksinave është e rëndësishme për të gjithë botën. Franca është e përkushtuar për të bërë qasjen sa më të gjera të vaksinës për popullatën, si për Francën dhe BE-në dhe pjesa tjetër e botës ", tha Rister.