Republika e Kosovës, përveç shumë problemeve që rëndojnë mbi supet e qytetarëve, ka probleme edhe me numrin e madh të partive politike në Kosovë.
Që nga pas lufta, në Kosovë kanë lulëzuar partitë politike.
Megjithatë, tashmë populli e ka kuptuar se kjo është një gabim i madh që ka ndodhur ndër vite.
Për shkak të numrit të madh të partive, për çudi kanë përfituar shumë partitë e vogla.
Ato gjithmonë kanë qëndruar në pushtet. E kjo ka ndodhur si rezultat i koalicioneve joparimore, që nuk e kanë pasur asnjëherë synim ndërtimin e shtetit, zhvillimin apo rrugën evropiane.
Këto koalicione janë bërë pikërisht për të përfituar një grupacion i vogël, klanet e tyre për interesa më të mëdha sesa personale, por jo shtetërore e kombëtare.
Është për gjynah ajo që ka ndodhur me Kosovën, nga këto grupacione politike që duke i thirrur në ndërtimin e shtetit, kanë bërë kapital për veti, ndërsa për shoqërinë kanë lënë varfërinë.
Këto parti politike, grupacione të vogla, duke filluar me AKR-në, Nismën, PSD-në së fundi, PD-në e dikurshme, ishin parti që synimin e vetëm e kanë pas pushtetin.
Megjithatë, edhe AAK-ja duhet të shuhet.
Përveç disa partive tepër të vogla, duhet të shuhen AAK-ja, Nisma dhe AKR-ja. Ato tjerat as qëmos të flasim, duhet me ndryshua ligji i kalimit të pragut dhe nga 5% të rritet në 10%.
Në këtë mënyrë, do të uleshin aspiratat e mëdhaja të këtyre liderëve të partive të vogla.
Gjithashtu, në këto parti bën pjese edhe PSD-ja e Dardan Molliqajt.
Jemi dëshmitar se kjo ndodhi kohën e fundit, por njëjtë ndodhi edhe me Nismën e cila u shkëput nga PDK-ja duke shpresuar të përfitojnë në votë, e këto vota ti përdorin, ashtu si i përdorën për të hyrë në Qeveri, duke bërë koalicione joparimore me PDK-në, e më pastaj morrin nën udhëheqjen dikastereve të mëdhenj për të udhëhequr, ku edhe përfituan, u pasuruan dhe ngritën pallate për vete.
Ky ishte rrënimi i shteti që ndodhi ndër vite, kur me pak vota, arritën që të ndikojnë në pushtet
Kështu ndodhi, për shumë kohë, ku edhe PD-ja e Ferid Aganit, më koalicione të fëlliqta, pa asnjë votë arrinte që të udhëheq Ministrinë e Shëndetësisë dhe jo vetëm!
Duke e parë këtë mënyrë, nën lakminë e pushteti edhe PSD-ja, u mundua të ia lë “kile” Lëvizjes Vetëvendosje dhe u largua nga ta, por që iu kthye bumerang në zgjedhje ku lidhi koalicion me AAK-në.
Pas gjithë këtyre pisllëqeve, patjetër është e nevojshme që këto parti politike, të formuara nga disa individ për shkak të përfitimeve private e klanore, ka ardhë momenti që të shuhen ato, apo të shkrihen në partitë tjera.
Por edhe shkrirja e tyre nuk i ndihmon demokracinë, para ata duhet që njëherë e përgjithmonë të largohen nga skena politike, ashtu siç sovrani e largoni Nismën dhe AKR-në, ku kjo e fundit ishte një karrem i ëmbël i pushtetit.
Edhe Alternativa e Mimoza Kusari-Lilës duhet të shuhet, pasi ajo me Alternativën do të pësonte debakël sikurse partitë paraprake që u përmenden më lartë.
Është për tu befasuar edhe nga partitë e mëdha, të cilat po ia zgjasin jetën partive të vogla politike. Pse po bashkëpunojnë me to, pse po lidhin koalicione, çka u duhen këta njerëz që nuk kanë vota të popullit?
Si përfundim i gjithë kësaj, Kosova ka nevojë vetëm për tri parti politike.
Kosovës i duhet Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka një përkrahje sidomos në Drenicë. Partitë tjera, duhet t’i kalojnë të kaluarës dhe nuk duhet të përmendën në epokën e re së ekzistuari më.
AAK-ja e Nisma duhet të bashkohen me PDK-në, pasi që janë parti të dal nga lufta, ku edhe qëndrimet i kanë të njëjta.
AKR-ja duhet të bashkohet apo të shkrihet në LDK.
E këto partitë e tjera të vogla, nuk duhet të merren më parasysh as nga votuesi e as nga partitë e mëdha.