Zgjedhjet e reja dhe reforma zgjedhore, do të zgjidhnin lëmshin e problemëve në Kosovë

Politika

Zgjedhjet e reja dhe reforma zgjedhore, do të zgjidhnin lëmshin e problemëve në Kosovë

Nga: D.B. Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 19:30
Foto Ilustrim

Puna e Qeverisë Hoti, siç duket është ka pamundësohet për të funksionuar mirë, për shkak të problemeve të grumbulluara politike dhe ekonomike, së bashku më pandeminë  e cila secilën ditë po bëhet më pak e menaxhuar.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skender Mulliqi i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot” ka thënë se kjo qeveri e pakicës, nuk i ka numrat e nevojshme për të sjellë ligje dhe as Ligjin për Rikëmbjen Ekonomike që shumë kohë.

Image
Skender Mulliqi

“E them këtë pasi në një situatë  të tillë të krijuar, duhet kërkuar solucione të tjera. Varianti që po preferohet nga koalicioni aktual dhe kryetari i LDK, Isa Mustafa, është zgjerimi i koalicionit më PDK-në, madje këtë e tha së fundi edhe nënkryetari Lutfi Haziri. Por rrethanat e krijuara politike jo parimore më rrëzimin e Qeverisë të mirë Kurti, natyrisht duke u përcaktuar për partinë e dytë fituese të zgjedhjeve-LDK-në, ishte logjikë përjashtuese e fituesit të zgjedhjeve LVV”, ka thënë analisti Mulliqi.

Sipas tij, garda e vjetër politike e bëri rrëzimin e kësaj qeverie për mos të lëshuar pushtetin e korruptuar nga dora , duke krijuar kështu edhe situata jo të mira politike dhe ekonomike.

“Mendoj se zgjerimi i koalicionit do të ishte produkt i forcave të vjetra politike , më motivacion të pushtetit absolut, dhe më motivacion, që mos të shkohet në zgjedhje të reja, së e dinë fare mirë së do të pësojnë humbje shumë më të madhe, së sa ishte humbja e LDK nga LVV në Podujevë. Sigurisht së do të bëjnë gjithçka që të zgjerohet koalicioni me PDK-në ,duke tentuar të grabisin kështu edhe postin e presidentit , për të cilin post po bëhet shumë zhurmë”, ka thënë analisti Mulliqi.

Ai konsideron se Kosova ka nevojë për organe shtetërore funksionale dhe legjitime e jo për organe shtetërore të cilat po mbahet në këmbë të qelqta që shumë kohë , edhe për faktin së po varet nga Lista Serbe e dirigjuar nga Vuçiqi.

“Zgjedhjet e reja dhe reforma zgjedhore do të zgjedhshin lëmshin e madh të problemeve në Kosovë. Por se a do të kemi zgjedhje të reja do të varet nga Verdikti i Gjykatës Kushtetuese lidhur me legjitimitetin e votës të deputetit Arifi”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat