I dërguari i Bashkimit Evropian në dialogun e Kosovës dhe Serbisë Miroslav Lajçak ka thënë në Parlamentin Evropian se po punohet në përgatijen e takimit të ri në nivelin më të lartë në kuadër të dialogut dhe se në tavolinën e negociatave janë çëshjtet probësore dhe zgjidhja e kërkesave për prona.
Lajçak theksoi mbrëmë në Komitetin e Politikës së Jashtme të BE-së në një lidhje me video për Ballkanin Perëndimor me rastin e 25-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Dejtonit, me pjesëmarrjen e parlamentarëve nga rajoni, theksoi se dialogu Beograd-Prishtinë duhet të çojë në një "marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të zgjidhë të gjitha problemet ekzistuese njëherë e përgjithmonë, në harmoni me të drejtën ndërkombëtare dhe acquis communautaire-n e Bashkimit Evropian", transmeton "Danas".
Ai vlerësoi se në negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës, "është arritur përparim i plotë në zgjidhjen e çështjes së të zhdukurve".
I dërguari i BE-së vuri në dukje se normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës dhe situata në Bosnjë dhe Hercegovinë janë dy çështje kryesore në Ballkanin Perëndimor.
Lajçak vuri në dukje procesin kompleks të afrimit me rajonin e BE-së, duke vënë në dukje se Ballkani Perëndimor është një territor më i vogël se Rumania dhe përkujtoi se "(kryeministri britanik Winston) Churchill ka thënë se Ballkani prodhon më shumë histori nga sa mund të trajtojë."