Ndonëse koha po kalo megjithatë ende nuk ka zgjidhje e as ide për zgjidhjen e presidentit të vendit.
Njohësi ki çështjeve politike e juridike Blerim Burjani ka thënë për gazetën “ Bota sot” se përveç krekosjes politike për zgjedhje të jashtëzakonshme në mes pandemie, një parti i do zgjedhjet si rast për vete, por jo për qytetarët.
Sipas tij, këta që janë në pushtet e dëshirojnë ruajtjen e interesit dhe të tjerë heshtin.
“Të gjithë thonë duan zgjedhje por vetëm VV krekoset se ajo do të fiton, e për të fituar në këtë sistem proporcional prej rastit të fundit kur humbësit e bën qeverinë do të thotë për VV se do të dështojë prap dhe sërish do ti merret pushteti, sepse fitorja e saj nuk mund të jetë me shumë distancë me tjerët dhe kjo i bie se patjetër duhet të bëjë koalicion”, ka thënë Burjani.
Ai konsideron se dështimi i VV përherë të dytë nuk po shihet si diçka serioze për zgjedhje të serishme.
“Për të parë dështim të saj, lind pyetja se kujt i duhen sërish zgjedhjet, të mllefosurve dhe jo demokrateve apo demokracisë? Kosova vazhdon me një trend të ulët drejt daljes vetëm 44.5 %, pra në këtë sistem gjasat janë zero, kur dikush i merr 50+të votave”, ka thënë njohësi i çështjeve politik e juridike Blerim Burjani.