Edhe pse ka pasur ide që presidenti i Republikë s së Kosovës të zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë, për arsyeje që ky post të mos jetë pjesë e pazarëve politike, megjithatë kjo mbetët ende të shihet.
Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë se për gazetën “ Bota sot” se zgjedhja e Presidentit nga vota popullore do të evitonte situatat e krizave kushtetuese.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/November/24/auto_Ehat-Miftaraj1606243641.jpg)
Sipas tij, zgjidhja e presidentit të evitonte përveç tjerash edhe krizat institucionale si në rastin konkret dhe do të evitonte që kjo pozitë të ishte pjesë e kalkulimeve politike”, ka thënë Miftaraj.
“Në një situatë të tillë Presidenti i Republikës në kuptimin e plotë të fjalës do të përfaqësonte unitetin e popullit” ka thënë Miftaraj.
Ai konsideron se me këtë zgjedhje presidenti do të ishte garantues i funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, në pajtim me Kushtetutë.
“Sidoqoftë, që të ndodh një gjë e tillë duhet ndryshime kushtetuese dhe reflektim i partive politikë që në një të ardhme të afërt nuk shihet si e realizueshme”, ka thënë Ehat Miftaraj nga IKD.