Eksperti i njohur amerikan për Ballkanin në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer, ka komentuar për situatën politike në Kosovë dhe çështjen e presidentit të ri.
Ai për gazetën “Bota sot”, është shprehur skeptik se do të ketë një zgjidhje për postin e presidentin, deri në momentin e fundit.
Sipas tij, zgjidhja e kësaj çështjeje është ende larg.
“Nuk mendoj se mund të presim një zgjidhje për presidentin deri në momentin e fundit. Kjo është ende larg. Mos harroni atë që tha Benjamin Franklin: "Ose rrimë të gjithë së bashku, ose rrimë veç e veç"”, ka thënë për gazetën Daniel Serwer.
Profesori nuk e përjashton mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vend. Mirëpo, sipas tij, LDK-ja, AAK-ja, dhe PDK-ja, do të përpiqen t’i shmangin ato, pasi në zgjedhje do të fitojë Lëvizja Vetëvendosje.
“Zgjedhjet e reja janë sigurisht një mundësi, por unë mendoj se LDK, AAK, PDK dhe disa parti të tjera do të përpiqen t’i shmangin ato, pasi ato rrezikojnë të humbin vendet dhe ato nuk duan të shohin fitoren e VV-së. Asgjë nuk e përqendron mendjen më shumë se sa të qenit i varur”, është shprehur Serwer.
Partitë politike nuk po arrijnë të gjejnë një konsensus për emrin e presidentit. Vendi që nga 5 nëntori po udhëhiqet nga ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani./BS