Gazetari Zoran Ostojiq ka thënë se askush nga Serbia nuk mund të kërkojë ta njohë pavarësinë e Kosovës, deri sa nuk e kanë njohur të gjitha vendet e BE-së.
Sipas tij, kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mund ta mohojë këtë:
"Nuk është fjala për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Këtë askush nuk do ta kërkojë nga Vuçiqi, ndërsa edhe nëse ia kërkojnë, ai, sipas meje, mund të thotë 'nuk dua, sepse ju nuk e keni njohur, pse ta njohim ne", ka thënë mbrëmë Ostojiqi në e televizionin serb Pink.
Ai, megjithatë ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës është i domosdoshëm dhe se kjo i pret.