Ish-ambasadori i Jugosllavisë në Uashingon dhe i Serbisë në Bernë, Milan St. Protiq ka thënë se kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të jetë në pushtet deri sa një numër i mjaftueshëm njerëzish në Serbi të mos rebelohen dhe të vendosin ta ndërrojnë.
"Por nuk është fjala vetëm ndërrimin e një njeriu. Le ta zëvendësojmë atë, dhe një tjetër si ai imponohet. Kjo ka të bëjë me ndryshimin e sistemit, jo vetëm politik por edhe atë të vlerave, mbi të gjitha ", tha Protiq për numrin e ri të së përjavshmes "NiN".
Duke folur për Kosovën, ai theksoi se "mbetet mundësia e një aranzhimi të mundshëm - ulësja në KB për anëtarësim në BE, në të njëjtën kohë".
"Një plan i tillë dënohet këtu si herezi më e keqe dhe tradhëti e pafalshme. Por, në fakt, kjo është politika e vetme reale në rrethanat e dhëna. Nuk është realiste që Kosova do të kthehet ndonjëherë në kornizën kushtetuese të Serbisë, "tha Protiq.
Ai theksoi se Vuçiqi "po taktizon, sepse nuk ka ide kurrëfarë ideje për Kosovën, as për Serbinë."
"Por, të them të drejtën, ai është masa e duhur e Serbisë së sotme. Nuk ka guxim, mendje, njohuri, për asnjë hap përpara në asnjë kuptim. Ai, partia e tij, satrapët e tij - ky është pushtet i bashibozukut. Bashibozuk i paskrupullt ”, tha Protiq.