Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në një deklaratë publike ka thënë se do të ketë bashkëpunim me Vjosa Osmanin në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.
Lidhur me këtë ka folur për “Bota sot” aktivisti veteran i Vetëvendosjes, Ibrahim Islami, i cili thotë se VV-ja bashkë me Vjosën do të bëjnë një qeveri me mbi 50% të votave.
“Mendoj që nga bashkëpunimin në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe partisë apo iniciativës së Vjosa Osmanit, si rrjedhoje do te kemi një qeveri të re me mbi 50%”, ka thënë Islami.
Tutje ai shprehet se Osmani duhet të vazhdojë me postin e kryeparlamentares, sepse sipas tij, e ka dëshmuar që ka bërë punën të mirë. Gjithashtu Islami mendon se Vjosa do të sjell votues nga LDK-ja.
“Mendoj që ajo duhet të mbetet kryetare e Kuvendit edhe në legjislaturën e re, pasi që ka dëshmuar që ka bërë punën shumë mirë. Gjithashtu mendimi im është që ajo mund të sjellë votues të LDK-së, në koalicionin me Vetëvendosjen”, u shpreh Islami për “Bota sot”.