Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardian Shala, në një intervistë për “Bota sot”, ka folur për çështjen e presidentit.
Sipas tij, zgjedhja e presidentit do ta vendoste vendin në një krizë të re politike.
Më tej, Shala mendon se liderët politikë duhet që të tregohen më bashkëpunues rreth çështjes së presidentit në mënyrë që vendi mos të ballafaqohet me kriza institucionale.
“Me sa po shihet, zgjedhja e presidentit do të na vendosë në një krizë të re politike. Mendoj se liderët politikë do duhej të tregoheshin më bashkëpunues në mënyrë që të mos ballafaqoheshin sërish me kriza institucionale”, ka thënë Shala për “Bota sot”.