Për akuzat e kreut të Skenderjat, Bekim Jasharit në drejtim të Sami Lushtakut dhe Hashim Thaçit ka reaguar edhe analisti politik Faton Mehmeti.
Mehmeti në nëj prononcim për gazetën “Bota sot” thotë se Fmailja Jashari janë të detyruar të reagojnë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ndaj ish-kreut të Skenderajt, Sami Lushtakut.
Sipas Mehmetit, Bekim Jashari e di shuëm mirë se çfarë ka bërë Lushtaku në Drenicë dhe çfarë dëme të mëdha dhe hajnie është bërë aty.
“Familja Jashari e ka kuptuar se kush është Hashim Thaçi dhe Sami Lushtaku, andaj janë të detyruar që të reagojnë kundër kësaj klike banditeske, që ka kapur Kosovën. Bekim Jashari e di shumë mirë se çfarë ka bërë Sami Lushtaku në Drenicë, dhe tani që është kryetar e sheh edhe më mirë se çfarë dëme të mëdha, dhe çfarë hajnie e madhe është bërë aty, dhe si Familje legjendare Jashari nuk mund të pranojnë një gjë të tillë”, thotë Mehmeti për gazetën “Bota sot”.
Mehmeti e quan reagimin e Bekimit të kuptueshëm, dhe veprim heroik i një njeriu që ka dhënë çdo gjë për Kosovën, andaj nuk mund të lejoj që të vazhdohet të vjedhet akoma.
“Thaçi dhe Lushtaku kanë vjedhur edhe në varrezat e Jasharajve, andaj Bekimi reagon, dhe është krjet normale kjo gjë. Bekimi dhe familja Jashari ka gjithë të drejtën të reagoj kudo që nuk shkon mirë, dhe s’ka si mos të reagoj ndaj dyshës Thaçi-Lushtaku, kur këta dy kanë vjedhur Skenderajin, Kosovën dhe shqiptarët, për të cilët familja Jashari dha 53 anëtarë të tyre”, përfundon Faton Mehmeti.
Ndryshe, Bekim Jashari ka thënë se sipas informatave që i ka marrë nga qytetarët, Sami Lushtaku ka qëndruar larg fronteve të luftës, shumë rrallë është ardhur tek lagjja e Lushtakëve, ku shtoi se Lushtaku për pesë vite ka qëndruar në Gjermani nga viti 93 deri në vitin 98.
Jashari ka treguar edhe arsyen se pse nuk flasin Thaçi me të birin e komandantit legjendar Lulzim Jashari.
Sipas tij, ishte mos sinqeriteti dhe burrnia e Hashim Thaçit direkt me Lulin.