Kryetarja e Lëvizjes evropiane të serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka deklaruar se kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, "ka vjedhë një pjesë të rrjetit elektrik serb dhe ia dorëzoi Kosovës" dhe se "është e qartë për të gjithë" se në këtë nuk ka kthim.
Ajo i ka thënë gazetës beogradase "Danas" se Gjermania ka investuar më shumë se 100 milionë euro në lidhjen e rrjetit elektrik të Kosovës dhe Shqipërisë, që është një projekt i madh strategjik dhe investues për atë vend.
Sipas saj, shteti dhe Vuçiqi fare nuk kanë treguar se çfarë ka fituar Serbia, dhe nëse ajo ka fituar fare diçka, përveç përpjekjes për të qëndruar në pushtet përmes Gjermanisë edhe për ca kohë.
"Kurrëfarë përmirësimi shteti (Serbia) si shtet nuk ka fituar, sepse ky megjithatë është një koncesion i madh strategjik. Si strategjikisht dhe financiarisht," tha Trajkoviq.
Gazeta përkujton se mediat e Prishtinës kanë njoftuar se operatori i sistemit të transmetimit dhe tregut i energjisë elektrike (KOSST) në Kosovë mori furnizimin me energji elektrike të komunave në veri të Kosovës më 14 dhjetor.