Gjatë mbrëmjes së djeshme Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë votën e Etem Arifi duke dërguar kështu vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Ky vendim vjen pas ankesës që Lëvizjes Vetëvendosje bëri për zgjedhjen e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.
Kushtetuesja ka anuluar vendimin për zgjedhjen e Qeverisë Hoti.
Po ashtu, Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar mbajtjen e zgjedhjeve të reja brenda 40 ditësh.
Në lidhje me këtë vendim, i kontaktuar nga “Bota sot”, deputeti nga radhët e VV-së, Dimal Basha tregoi që nuk kanë pasur bisedime me asnjë subjekt politik.
Basha gjithashtu u shpreh i vendosur që do të fitojnë e vetme shumicën parlamentare pa qenë nevoja të hyjnë në koalicon.
“Nuk ka pas asnjë bisedim me asnjë subjekt dhe personalisht besojë se vetëm si LVV, mund të fitojmë shumicën parlamentare”, u shpreh Basha,për “Bota sot”.