Gjykata Kushtetuese me një vendim të saj, e shpalli të pavlefshëm votimin e qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Avdullah Hoti. Po ashtu Gjykata në vendimin e saj thotë, se zgjedhjet e reja duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre.
Këtë vendim Gjykata Kushtetuese e mori pas ankesës që Lëvizja Vetëvendosje e bëri, duke kërkuar interpretim për votën e një deputeti nga radhët e pakicave, i cili ishte i dënuar me vendim të prerë të Gjykatës.
Analisti politik, Skënder Mulliqi në një prononcim për gazetën “Bota sot” e mirëpriti vendimin e Kushtetueses dhe e cilësoi atë si një nga organet e vetmë të shtetit që ka filluar të funksionoj pa ndikem politike.
“I vetmi organ i shtetit që ka filluar të funksionoj mirë dhe pa ndikime politike është Kushtetuesja , e cila ka konstatuar se përsoni i dënuar për vepër penale-Etem Arifi, nuk mund të jetë kandidatë për deputet. Pas këtij vendimi parimor, janë kruijuar rrethanat e reja politike në vend pas shumë kohësh”, deklaroi Mulliqi.
Ai tha se me këtë vendim po i kthehet legjitmiteti vendit, të cilin sipas tij, e kanë kapuluar krizat politike, institucionale dhe ekonomike. Mulliqi paralajmëroi se Osmani dhe Kurti do ta kenë shumicën paralmentare.
“Duket se po i kthehet legjitimiteti i humbur këtij vendi i mbërthyer në kriza pas krizave politike, institucionale dhe ekonomike. Fitorja e LVV në tetorin e zgjedhjeve të kalura të jashtëzakoshme nacionale dhe fitorja bindëse në Podujevë karshi LDK, ja ka shtuar shumë gjasat që në zgjedhjet e reja brenda 45 ditësh, bashkë më Listën e paralajmëruar të Vjosa Osmanit do ta kenë shumicën parlamentare”, theksoi Mulliqi.
Ai tha se me mënyrën se si është rrëzuar Qevria Kurti dhe mënyra se si u formua Qeveria Hoti, ishte e pritshme se nuk do të zgjaste shumë jetëgjatësia e Qeverisë aktuale. Mulliqi tha se ndonëse zgjedhjet janë të rrezikshme në kohë pandemia, ato jane të domosdoshme.
“Rrëzimi i Qeverisë të mirë Kurti, dhe rrethanat jashtë praktikave të deritashme kushtetuese për të formuar qeverinë nga partia e dytë fituese -LDK, nuk i zgjodhën problemet e grumbulluara prej shumë vitesh. Kjo qeveri e pakicës në pushtet më Listën Serbe, pa shumicën shqiptare dhe me votë të kontrbanduar të Arifit, nuk ka pasur mundësi jetëgjatësie. Edhe pse kohë pandemie të rrezikshme dhe mbajtjet e shpeshta të zgjedhjeve pa reformë zgjedhore, në situatën e krijuar, nuk ka solucion më të mirë, për vendin se sa zgjedhjet e reja”, nënvizoi Mulliqi.
Analisti tha se pavarësisht vendimit të Kushtetueses, vendi gjithsesi do të shkonte në zgjedhje, shkaku i problemit të zgjedhjes së presidentit të vendit dhe shkuarjes në Hagë të ish-krerëve të UÇK-së.
“Gjithë këtyre problemeve ju shtua edhe problemi i zgjedhjes së presidentit të vendit, pas shkuarjes në Hagë, të Thaçit. Apetitet e partive politike për këtë post, janë të mëdha, që vendi edhe pa vendimin nga Kushtetetusja, do të shkonte detyrimisht në zgjedhje të pranverës. LVV dhe Lista e Vjosës mendoj unë do të fitojnë votat për faktin se duhet ndryshuar logjika e shtëtndërtimit dhe mirëqeniesë në këtë vend, të fashitura nga kastat e deri tashme korruptive në pushtet”, u shpreh Mulliqi.