Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese vendi do të shkoj në zgjedhje. Ndërkaq, për shumicën e partive politike tashmë dihet se kush do të jenë kandidatët e tyre për kryeministër.
Por, me shkuarjen e Kadri Veselit në Hagë, Partia Demokratike e Kosovës, po udhëhiqet nga Enver Hoxhaj.
Përveç, Hoxhaj për kandidat për kryeministër nga PDK-ja është përmendur edhe Bedri Hamza.
Por, burime të gazetës “Bota sot” bëjnë me dije se kandidati për kryeministër nga PDK-ja, do të jetë Enver Hoxhaj.
“Bota sot” mëson se pritet së shpejti të bëhet publike kandidimi i Hoxhajt.
Ndryshe, Enver Hoxhaj ishte zgjedhur ushtrues i përkohshëm i partisë, pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të mbajtur më 5 nëntor.