Anton Quni nga LDK duhet të jetë kandidat për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike e Kosovës.
Kjo sipas sondazhit të gazetës “Bota sot” të bërë në faqen “strawpoll.com”, e cila është ndër faqet më të sakta të sondazheve në të cilën nuk mund të ketë manipulime dhe çdo votues mund të votojë vetëm një herë, e jo më shumë.
Quni ka dalë i pari në këtë sondazh me gjithsej 35.69 për qind apo 2535 vota.
Pas tij, vota më së shumti ka marrë Lumir Abdixhiku, i cili ka 27.91 për qind apo 1840 vota.
I treti në listë është renditur Kujtim Shala, i cili ka 20.28 për qind ose 1337 vota.
Pas Shalës në këtë listë vjen Avdullah Hoti, me gjithsej 9.56 për qind të votave, e pas Hotit me 4.04 për qind është Gazmend Muhaxheri.
I fundit në këtë sondazh është renditur Arban Abrashi, i cili ka marrë gjithsej 2.52 për qind të votave.
Zyrtarët e LDK-së që janë përfshirë në këtë sondazh, janë disa nga emrat që janë përmendur si kandidatë të mundshëm për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen së shpejti.
Ndryshe, LDK ka thënë se ende nuk kanë vendosur se kush do të jetë kandidat për kryeministër./BS/