A po bëhet Gent Cakaj kryetar i PDK-së, me ndihmën e Batonit dhe Hashimit?

Politika

A po bëhet Gent Cakaj kryetar i PDK-së, me ndihmën e Batonit dhe Hashimit?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 29 dhjetor 2020 Në ora: 20:50
Baton Haxhiu dhe Gent Cakaj

Mbase për dike po, por jo edhe për mua, që e prisja realisht të ndodhte një gjë e tillë. Nuk është e rastësishme, dhe aspak befasuese që Gent Cakaj dha dorëheqje nga posti i ministrit të Jashtëm në Shqipëri.

Faktikisht Genti një djalë i ri, i shkolluar jashtë dhe s’mund të themi se nuk është i ditur, por fatkeqësisht Genti është vegël në duart e Baton Haxhiut dhe Hashim Thaçit për qëllimet e tyre.

Qëllimet e tyre datonin që nga projekti i tyre famëkeq për ndarje të Kosovës, dhe u gjet Genti një vegël për tu shërbyer interesave të tyre.

Jo kot presidenti Meta nuk e ka dekretuar, andaj edhe Genti ishte vetëm ushtrues detyre. Meqenëse projekti i tyre dështoi, fatmirësisht, tanimë po luhet loja tjetër. Para pak ditësh në Opinion të Blendi Feziut, Baton Haxhiu deklaroi se komunikon me Hashimin edhe nga burgu.

Nuk duhet të jesh shumë i zgjuar për të kuptuar se Batoni po lozi potezin e radhës në lojën e shahut. Duke parë që PDK në zgjedhjet që po afrohen futet si kurrë më parë pa kryetarin e saj historik dhe atë aktual, dhe me imazhin përtokë, nga frika e debaklit Baton Haxhiu si shpëtimtar po i merr Gentit Edit për t’i bërë nder Hashimit, respektivisht partisë që ai e krijoi.

Të gjitha rrugët qojnë tek bërja e Gent Cakajt kryetar të PDK, meqenëse rinia tanimë është rikthyer kah VV.

Duke lexuar mesazhin e të rinjve se mjaft figura të konsumuara tanimë e 20 vjet, PDK tenton të mashtroi të rinjtë me një kryetar nga mosha të ri, por jo nga ideja.

Genti nuk përfaqëson asgjë të tijën personale përderisa ka pranuar të jetë vegël e Batonit, Hashimit dhe Edi Ramës.

Në tentativat e tyre për të veshur me fasadë shtëpinë e vjetër, PDK po tenton të hedh hi syve të qytetarëve. Natyrisht se jo kot Gent Cakaj dha dorëheqje tanimë, pikërisht në kohën kur pritet të shpallën zgjedhjet, zgjedhje në të cilat PDK pritet të pësojë debakël.

Nga frika se një gjë e tillë do të ndodh me të vërtete, Batoni po i sjell Gentin Hashimit, për ta faktorizuar atë në Kosovë. Batoni gjithnjë ka lozur në prapaskena, me njerëz të cilët i ka përdorur për qëllimet të tija.

Me të vërtetë është për të ardhur keq që njerëz të rinj, lejojnë vetën të përdorën nga prapaskena vetëm për një pozitë.

Pavarësisht se tentativa e tija edhe do të funksionoj duke e bërë Gentin kryetar të PDK, tanimë populli e di se kush qëndron pas tij, dhe se Genti do të jetë kukull në duart e Batonit dhe Hashimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat