Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur, që Avdullah Hoti të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme që priten të mbahen në fillim të vitit 2021.
Për këtë analisti, Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, LDK me kandidat Avdullah Hotin për kryemisnistër, ka marrë vendimin e duhur, duke renditur disa nga arsyet.
“Bazuar në zhvillimet e këtij, nonimimi i Avdullah Hotit për Kryeministër të vëndit nga LDK besoj që ka marrë vendimin e duhur. Kjo për shumë arsye.
Si pikë e parë, besoj që z. Hoti është një intelektual dhe profesionist i mirë. Të tillë i duhen Kosovës.
Së dyti, LDK ka qeverisur për këta muaj dhe puna e tyre në fushatë do të jetë me e prezantuar punën e deritanishme, si dhe planët për të ardhmen, gjë që z. Hoti mund ta bëj me së miri, pasi që është puna e tij.
Së treti, besoj që çdo njeri tjetër do të kishte me të vështirë dhe me lehtë do të digjej”, është shprehur Duhanaj.
Sipas tij, nëse do ta ndërronte z. Hoti si kandidat, atëherë kjo do të nënkuptonte që projektet dhe puna e tij qeveritare nuk ju është aprovuar.
“Por më e rëndësishmja është që LDK, nëse do ta ndërronte z. Hoti si kandidat, atëherë kjo do të nënkuptonte që projektet dhe puna e tij qeveritare nuk ju është aprovuar dhe do t'u ofrohej hapësirë dhe terren i përshtatshëm kundërshtarëve politik për t'i sulmuar. Tani, e kanë shumë më të lehtë këtë punë dhe nuk kanë çfarë presin, pos të mobilizohen maksimalisht për zgjedhjet”, përfundon Duhanaj.