Analisti i çështjeve politike Sulejman Mehazi, ka folur pasi Avdullah Hoti u emërua kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryeministër.
Mehazi ka thënë se megjithëse Hoti është më i miri në LDK, ai do të humb përball liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, përcjell Bota sot.
Analisti ka hedhur akuza ndaj Isa Mustafës e Agim Veliut, duke i akuzuar për mashtrim të elektoratit dhe rrëzim të qeverisë së Kurtit.
Mehazi ka theksuar se LDK-ja do të kishte autoritet nëse do të bashkëpunonte me Vetëvendosjen dhe Vjosa Osmanin.
Reagimi i tij i plotë:
Humbja e LDK-së do të vijë nga Isa e Veliu, jo nga Albin Kurti
Nëse e kapim për urtësi, Avdullah Hoti është ndër më të heshturit e LDK-së, nuk flet shumë, nuk e ka qejf të hap gojën pas kritikave që ia bëjnë, mundohet të ndjek rrugën e urtë politike të Rugovës, mirëpo kot se do humb para Albinit. Edhe pse është më i miri i LDK-së, ama na vjen keq se do pikëllohet për shkak veprimeve të prapshta politike të Mustafës e Veliut, do humbin se mashtruan elektoratin duke rrëzuar e larguar qeverinë e Albin Kurtit. Pasojat e humbjes do vijnë nga dy kolosët e prapshtë të LDK-së, Isa Mustafa e Agim Veliu e jo nga Avdullah Hoti. Pra, humbja e LDK-së do vijë nga Isa e Veliu, jo nga Albin Kurti.
Çfarë gabime politike kanë bërë të LDK-së, për shkak qejfit të Agim Veliut e prishën koalicionin qeverisës me LVV-në, e larguan Vjosa Osmanin, mashtruan elektoratin, çfarë naiviteti i Isa Mustafës, për gjashtë muaj qeverisje pa LVV-në, humbën shumë e në anën tjetër detyruan qytetarët e Kosovës me zor t'i besojnë Albin Kurtit, aq e forcuan e i dhanë fuqi LVV-së sa që fitoi bindshëm bastionin e LDK-së qytetin e Agim Veliut, Podujevën.
Çfarë pozicioni e sa e autoritetshme do të ishte LDK-ja sikur të bashkëpunonte me LVV-në e Vjosa Osmanin!